Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zvicër – Kerry dhe Lavrov, takim të shtunën në Lozanë për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, do të takohen në Lozanë të Zvicrës ditën e shtunën për të diskutuar mbi mënyrat për të zgjidhur konfliktin sirian, njoftoi Ministria e Jashtme ruse...

Zvicër – Kerry dhe Lavrov, takim të shtunën në Lozanë për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, do të takohen në Lozanë të Zvicrës ditën e shtunën për të diskutuar mbi mënyrat për të zgjidhur konfliktin sirian, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

“Diplomatët e lartë do të marrin në konsideratë hapat e mundshme shtesë për krijimin e kushteve për zgjidhjen e krizës siriane”, tha Ministria në një deklaratë.

Në Uashington, një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan pezullimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë në Siri mes bombardimeve të vazhdueshme të Rusisë në qytetin sirian të Halepit.



Lajme të ngjashme