Fabrice Leggeri i bëri thirrje BE-së që “të dërgojnë në shtëpi” migrantët

Leggeri: Migrantët që nuk përmbushin kushtet e azilit duhet të kthehen në shtëpi.

Fabrice Leggeri i bëri thirrje BE-së që “të dërgojnë në shtëpi” migrantët

Shefi i Agjencisë për roje kufitare dhe bregdetare të Bashkimit Evropian (BE) Fabrice Leggeri u bëri thirrje sot vendeve anëtare të BE-së që “të dërgojnë në shtëpi” migrantët që nuk plotësojnë kushtet për azil.

Momentalisht me më së shumti migrantë të tillë, siç tha Leggeri, përballet Italia prej ku janë kthyer 40 përqind e migrantëve, kryesisht nga Libia dhe Egjipti.

“Migrantët e tillë mund dhe duhet të kthehen”, porositi Leggeri. Autoritetet e Romës, siç theksoi, dëshirojnë të përshpejtojnë procedurën e “kthimit të migrantëve”.

“Tani po dakordojmë kthimin e migrantëve në vende të treta, jashtë Evropës”, theksoi Leggeri, duke shtuar se “të gjitha anëtaret e BE-së përballen me problemet e njëjta” lidhur me migrantët.



Lajme të ngjashme