Zjarrvënie e qëllimshme në një mesxhid në Suedi

Në qytetin Malmo të Suedisë i është vënë zjarri një mesxhidi.

588132
Zjarrvënie e qëllimshme në një mesxhid në Suedi

Zëdhënësi i Medias së Drejtorisë së Policisë së Malmo-s, Daniel Jonasson u shpreh se Mesxhidi që gjendet në veri të lagjes Grangesbergsgatan u përfshi nga flakët në orët e mëngjesit të cilat u shuan me ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Jonasson bëri të ditur se në Mesxhidin që në të njëjtën kohë përdoret edhe si një qendër kulture është shkaktuar një dëm i madh material.

Ai tha se kjo ishte një zjarrvënie e qëllimshme dhe janë duke zhvilluar një hetim të gjerë në lidhje me këtë çështje.

Zona ku gjendet Mesxhidi është marrë brenda shiritit të sigurisë ku vazhdon ende mbledhja e provave.


Fjalët Kyçe: #zjarrvënie , #mesxhid , #Malmo , #Suedi

Lajme të ngjashme