Parlamenti britanik do të shqyrtojë strategjinë për Brexit

Kryeministrja Theresa May i ka kaluar Parlamentit shqyrtimin e strategjisë për çështjen Brexit, të daljes nga BE-ja.

Parlamenti britanik do të shqyrtojë strategjinë për Brexit

E kritikuar nga një mungesë transparence për çështjen Brexit, kryeministrja Theresa May u shpreh se do t’i jepte tashmë kompetencë Parlamentit britanik për të shqyrtuar në mënyrë sistematike strategjinë për daljen nga BE-ja, përpara një debati parashikuar të mërkurën në Dhomën e Komuneve.

E inkurajuar nga zhvillimet e fundit dhe mundësia që parlamentarët mund të drejtojnë qeverinë drejt një zbutjeje të qasjes në çështjen Brexit, sterlina fitoi terren ditën e mërkurë në kursin e këmbimit, pasi shënoi javën e kaluar nivelin më të ulët të saj në 30 vitet e fundit kundrejt dollarit.

Disi elokuente në mënyrën në të cilën ajo po përballet me procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, May nuk resht së theksuari se nuk do të japë çdo ditë komente në lidhje me këtë fakt, duke refuzuar kalimin me votë në Parlament në lidhje me strategjinë e largimit nga BE-ja.

Partia e opozitës Laburiste do të prezantojë të mërkurën një mocion duke i drejtuar një kërkesë Parlamentit në lidhje me mënyrat për të shqyrtuar në mënyrë të drejtë strategjinë e May-it.



Lajme të ngjashme