Opozitarët sirianë në kundërofensivë për rimarrjen e fshatrave nga regjimi

Dje në orët e mbrëmjes opozitarët ndërmorën sulme me artileri ndaj disa pikave, ndërsa mësohet se më pas u jetuan përleshje të ashpra me ushtarët e regjimit.

Opozitarët sirianë në kundërofensivë për rimarrjen e fshatrave nga regjimi

Opozitarët sirianë filluan një kundërofensivë për rimarrjen e fshatrave në zonën rurale të Latakijës, të cilat regjimi i Esadit i mori para afërsisht 7 muajve me mbështetjen e avionëve luftarak rus.

Dje në orët e mbrëmjes opozitarët ndërmorën sulme me artileri ndaj disa pikave, ndërsa mësohet se më pas pati përleshje të ashpra me ushtarët e regjimit.

Shpërthimet që jetohen në zonën lindore të malit Turkmendag dëgjohen edhe në nënprefekturën Yayladagi të Hatayit në Turqi.

Edhe në Hama opozitarët rimorën dy fshatra që ndodheshin nën kontrollin e regjimit.

Ndërkaq në sulmin e ndërmarrë nga ana e regjimit të Esadit ndaj vendbanimeve në Hama janë plagosur një numër i madh i fëmijëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun reagoi ashpër ndaj vetos së Rusisë, me anë të të cilës është bllokuar edhe njëherë procesi për vendosjen e armëpushimit në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm tha se “Situata në Halep është e mjerueshme, jam i zhgënjyer nga dështimi i arritjes në marrëveshje. I kam bërë thirrje disa herë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që situatën në Siri ta paraqesin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe tani po e përsëris edhe njëherë këtë thirrje”.

“Sulmi i ‘pamëshirshëm’ ajror, i cili ndodhi në fundjavë dhe që në objektiv kishte një godinë, ku mbahej ceremonia e ngushëllimeve dhe në të cilin u vrarë më shumë se 140 persona, përbën shkeljen e drejtës ndërkombëtar humanitare për ndihmat humanitare”, tha Sekretari Ban, ndërsa shtoi se dënon ashpër bombardimin e njerëzve të cilët mbanin zi për humbjen e të afërmve të tyre.



Lajme të ngjashme