Ushtria amerikane ka përdorur bomba me uranium të varfëruar në Irak

Janë zbuluar dokumentet që dëshmojnë se ushtria amerikane ka përdorur bomba me uranium të varfëruar ndaj civilëve në Irak gjatë luftës në vitin 2003.

Ushtria amerikane ka përdorur bomba me uranium të varfëruar në Irak

Janë zbuluar dokumentet se ushtria amerikane në operacionet ajrore të ndërmarra ndaj objektivave civile gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003 ka përdorur armë me uranium të varfëruar.

Rrjeti i Integruar Rajonal për Informim (IRIN) me seli në kryeqytetin Najrobi të Kenisë zbuloi raportet në lidhje me pushtimin e Irakut të dorëzuara në Universitetin George Washington në vitin 2013 por që deri më sot nuk janë publikuar.

Në këto raporte bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003 në Irak kanë kryer sulme ajrore me avion të tipit A-10 ndaj 1 mijë e 116 objektivave si makina, kamion dhe pozicione ushtarake të njohura edhe si “objektiva të buta” duke përdorur armë me uranium të varfëruar.

16,5% e këtij armatimi është përdorur për godina, 35,6% për “objektiva të buta”, 4,2% ndaj ushtarëve, 10,4% ndaj artilerisë dhe 33,2% ndaj tankeve.      

Në këto dokumente bëhet e ditur se në projektligjin e propozuar nga ana e Forcave Ajrore të ShBA-së në vitin 1975, armët me uranium të varfëruar mund të përdoren vetëm për goditjen e objektivave të rënda si tanke dhe autoblinda, ndërsa ky armatim është përdorur ndaj objektivave civile dhe ushtarëve dhe me këtë rast kanë bërë shkelje në masë të madhe të ligjeve ndërkombëtare.

Këto armë ndikuan në gjendjen shëndetësore të popullit irakian, posaçërisht shkaktuan sëmundje të kancerit dhe lindje të foshnjave me aftësi të kufizuara, thuhet në këto dokumente, ndërsa bëhet e ditur se për shkak të trazirave sociale dhe politike në këtë vend ende nuk u arrit të bëhet ndonjë studim në këtë drejtim.

Në këto raporte gjithashtu i jepet vend edhe një reference të Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit e cila thotë se uraniumi i varfëruar është më pak rrezatues në krahasim me vet uraniumin, por përbërësit e tij kimik mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njeriu në rast të kontaktit.

Universiteti George Washington bëri të ditur se në detaje të sulmeve ajrore të ushtrisë amerikane në Irak arriti në saje të ligjit për qasjen në informata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se këto të dhëna nuk ndodhen në arkivat e Sigurisë Kombëtare të Universitetit.

Ndërkaq Rrjeti i Integruar Rajonal për Informim bëri të ditur se të dhënat në fjalë janë marr nga organizata joqeveritare PAX me seli në Holandë dhe nga organizata e quajtur Koalicioni për Ndalimin e Armëve të Uraniumit.



Lajme të ngjashme