ShBA dhe Rusia vazhdojnë me diplomaci telefonike në nivel të lartë

Mark Toner deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë duke vazhduar me biseda telefonike.

ShBA dhe Rusia vazhdojnë me diplomaci telefonike në nivel të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, të cilat pezulluan kontaktet dypalëshe në lidhje me Sirinë, vazhdojnë me diplomaci telefonike në nivel të lartë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë duke vazhduar me biseda telefonike në përpjekje për të gjetur zgjidhje problemit të Sirisë.

“Nëse marrim parasysh ato që jetohen në Halep do të ishte papërgjegjësi të mos kontaktojmë rregullisht me Ministrin Lavrov”, deklaroi zëdhënësi.

Toner gjithashtu tha se Sekretari Kerry në 24 orët e fundit zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij të Anglisë, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte bërë të ditur se kanë pezulluar kontaktet dypalëshe me Rusinë duke treguar si arsyetim mospërmbushja e zotimeve të Rusisë në lidhje me Sirinë dhe pikën e fundit të arritur në çështjen e ndalimit të luftimeve.

Ndërkohë Moska bëri të ditur se ka pezulluar marrëveshjen e arritur në vitin 2013 me Washingtonin për studime shkencore, energjetike dhe bërthamore.

Më herët Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretin për pezullimin e marrëveshjes së arritur më herët me ShBA-në për shkatërrimin e plutoniumit.



Lajme të ngjashme