ShBA synon vënien në pushte të opozitarëve të moderuar në Siri

Konstantin Kosaçev deklaroi se luhet në kartën e skenarit për përdorimin e forcës dhe ndryshimin me dhunë të udhëheqjes së Damaskut.

ShBA synon vënien në pushte të opozitarëve të moderuar në Siri

Kryetari i Këshillit të Federatës së Rusisë për Marrëdhënie me Jashtë, Konstantin Kosaçev në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar bashkëpunimin me vendin e tij në çështjen e Sirisë tha se luhet në kartën e skenarit për përdorimin e forcës dhe ndryshimin me dhunë të udhëheqjes së Damaskut.

Në reportazhin e dhënë për gazetën ruske “Izvestiya”, Kosaçev tha se me këtë vendim të ShBA-së, synohet ardhja në pushtet e opozitarëve të moderuar në Siri dhe të zgjidhet problemi i terrorit në këto troje, por në këtë mënyrë nuk mund të arrihet askund.

“Sepse ndryshimi me dhunë të pushtetit duke dhënë përkrahje nga jashtë opozitës së moderuar vetëm se do të përsërit skenarët që pamë në Irak dhe Libi dhe vetëm do të hapë rrugë copëtimit dhe destabilizimit”, tha Kosaçev.

Ai gjithashtu tha se vendi i tij, ashtu si më herët, është pro solidarizimit për vendosjen e krizës së Sirisë në binarët politik, për ndaljen e luftës civile dhe për të luftuar kundër terroristëve.

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner bëri të ditur se janë në kërkim të gjithanshëm për ti dhënë fund luftës në Siri.

Në konferencën për shtyp Toner i bëri një vlerësim pezullimit të bisedimeve të ShBA-së me Rusinë për vendosjen e paqes në Siri.

Duke e bërë të ditur se kërkimet për gjetjen e zgjidhjes problemit në Siri vazhdojnë ende, Mark Tone tha se “Institucionet përkatëse janë duke i shqyrtuar mundësitë diplomatike, ushtarake, informative dhe ekonomike për gjetjen e zgjidhjes, prandaj edhe debatet e brendshme do të vazhdojnë”.

Toner tha se do të vazhdojnë me kontakte edhe me vendet anëtare të Grupit Ndërkombëtar të Miqve të Sirisë, ndërsa shtoi se “Jemi duke shqyrtuar një numër të madh të mundësive. Disa prej tyre i kemi sjellë në rend të ditës edhe më herët”.

Ndërkaq në pyetjes se a do të marr pjesë Rusia në mbledhjen e radhës të Grupit Ndërkombëtar të Miqve të Sirisë që do të mbahet në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, Toner u mjaftua duke thënë se “Nuk mendoj se do të marrin pjesë”.

Toner gjithashtu bëri të ditur se gjatë kërkimit të zgjidhjes për Sirinë duhet të merren parasysh edhe mundësitë tjera, ndërsa vijoi duke thënë se do të mund të punojnë edhe me vendet tjera të rajonit.



Lajme të ngjashme