Kolumbi - Presidenti Santos tha se armëpushimi në Kolumbi do të skadoj më 31 tetor

Pas fjalimit të Presidentit Santos drejtuar popullit, lideri i FARC-ut, Rodrigo Landono reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale.

583266
Kolumbi - Presidenti Santos tha se armëpushimi në Kolumbi do të skadoj më 31 tetor

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos bëri të ditur se armëpushimi mes forcave qeveritare dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) do të skadojë më 31 tetor.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, sërish i është drejtuar popullit përmes televizionit pasi referendumi që u mbajt ditën e diel, ku populli i tha “jo” marrëveshjes së arritur mes Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe qeverisë.

Pas shpalljes së rezultatit të referendumit kundër marrëveshjes për paqe, Santos ka dërguar një delegacion në Kubë që të takohen me liderët e FARC-ut, për ta vazhduar procesin e paqes. Santos tha se armëpushimi i arritur mes palëve në muajin gusht do të skadojë në fund të këtij muaji.

Santos, i cili përgatitet për t’u takuar edhe me opozitën që ka kundërshtuar marrëveshjen, tha se “Shpresoj të shënojmë progres që të mund ta realizojmë marrëveshjen e cila do t’i japë fund këtij konflikti.”

Ndërkaq FARC-u, i cili deklaroi se do të qëndroj besnik ndaj armëpushimit pas referendumit, reagoi ndaj deklaratës së fundit të Presidentit Santos.

Lideri i FARC-ut, Rodrigo Landono nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke prekur në datën e dhënë nga ana e Presidentit Santos, reagoi me këto fjalë: “Mirëpo çfarë do të ndodhë pas kësaj? A do të vazhdoj lufta?”



Lajme të ngjashme