Ki-moon kërkon që SHBA dhe Rusi të rifillojnë bisedimet për Sirinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha Ban për gazetarët në qytetin francez të Strasburgut se do t’u bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të rifillojnë negociatat e tyre mbi Sirinë.

Ki-moon kërkon që SHBA dhe Rusi të rifillojnë bisedimet për Sirinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon deklaroi se do t’u bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të rifillojnë negociatat e tyre mbi Sirinë, në bisedimet që do të zhvillohen kësaj jave me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe me zyrtarë të nivelit të lartë të Moskës.

Situata e tanishme në Halep dhe në gjithë Sirinë është me të vërtetë shqetësuese”, tha Ban për gazetarët në qytetin francez të Strasburgut, nga ku ai po udhëtonte për në Bruksel për një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin.

“Me këtë rast unë do të kem një mundësi për të takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry dhe disa zyrtarë të nivelit të lartë rusë si dhe anëtarët e Bashkimit Evropian dhe do të kërkoj me forcë që ata të rifillojnë negociatat e tyre në mënyrë që të ketë një ndërprerje të konfliktit”, shtoi shefi i OKB-së.

“Kjo mund të ndihmojë të jepen ndihma humanitare dhe do të mundësohet krijimi i një ure besimi në bazë të të cilit ne mund të iniciojmë dialogun politik”, thekson Ban.



Lajme të ngjashme