Zvicra pranon 30 refugjatët e parë sirianë

Në kuadër të programit të Bashkimi Evropian për rivendosjen e refugjatëve qeveria zvicerane për herë të parë ka hapur dyert për 30 refugjatë që ndodhen në Greqi.

Zvicra pranon 30 refugjatët e parë sirianë
yunanistan'da suriyeli sığınmacılar açlık grevinde.jpg

Qeveria zvicerane në kuadër të programit të Bashkimi Evropian për rivendosjen e refugjatëve për herë të parë ka hapur dyert për 30 refugjatë që ndodhen në Greqi.

Zyrtari i Sekretariatit të Autoritetit Shtetëror të Migracionit, Giery Cavelty, duke folur për agjencinë zvicerane të lajmeve SDA tha se qeveria ka pranuar 30 sirianë, të cilët ndodhen në Greqi dhe shumica e të cilëve vijnë nga rajonet e përfshira për një kohë të gjatë nga konflikti i armatosur.

Ardhja në Zvicër e refugjatëve në Greqi është vonuar për shkak të refuzimit nga ana e Bashkimit Evropian për të paguar shpenzimet për rivendosjen e emigrantëve, sqaroi Cavelty, duke shtuar se tashmë këto shpenzime do të përballohen nga qeveria zvicerane.

Zyrtari i Sekretariatit të Autoritetit Shtetëror të Migracionit, Giery Cavelty tha se refugjatët do të trajtohen ligjit standard për azilkërkuesit në Zvicër.

Në 2015-ën qeveria zvicerane kishte deklaruar se do të pranonte 3 mijë refugjatë nga rajonet e konfliktit në Siri.

Kurse William Spindler, një nga zëdhënësit e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), kishte thënë se plani për shpërndarjen e emigrantëve, që kanë mbërritur në Greqi dhe Itali në vendet e tjera të Evropës në bazë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, është realizuar në raportin 3%.



Lajme të ngjashme