Greqi - Vuajtjet e emigrantëve në ishuj mund të zgjasin me vite

Zhvendosja e emigrantëve nga ishujt grekë, ku ata mbahen në kuadër të marrëveshjes Turqi-BE mund të zgjasë me vite për shkak të procesit të gjatë të azilit.

582864
Greqi - Vuajtjet e emigrantëve në ishuj mund të zgjasin me vite

Largimi nga ishujt grekë i emigrantëve, të cilët mbahen këtu në kuadër të marrëveshjes së arritur në mars të këtij viti mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mund të zgjasë me vite për shkak të procesit të gjatë të azilit.

Ekspertë dhe zyrtarë të cilët kanë pranuar të prononcohen për gazetarin e agjencisë AA kanë tërhequr vëmendjen se kërkesat për azil të emigrantëve të ardhur në ishuj grekë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes marrin një kohë të gjatë për shkak të pamjaftueshmërisë në numrin e ekspertëve të azilit.

Sipas të dhënave zyrtare greke numri i emigrantëve, të cilët më së shumti ndodhen në ishujt Lesbos, Chios, Kos, Samos dhe ishullin Leros, në 6 muajt e fundit ka arritur në 14 mijë. Pothuajse të gjithë emigrantët kanë bërë kërkesë për azil.

Bëhet e ditur se për shkak të intensitetit, për disa emigrantë takimi për të kryer aplikimin për azil është lënë pas disa muajsh. Gjithashtu këtë proces e zgjat akoma edhe më shumë apelimi i kërkesave të refuzuara për azil. Përveç kësaj një tjetër shkak për zgjatjen e procedurave është edhe intervista e pranimit, një procedurë shtesë kjo e vendosur për emigrantët sirianë.

Plani 4 vjeçar i FRONTEX-it

Në gjashtë muaj e gjysmë që nga arritja e marrëveshjes në muajin mars e deri tani në Turqi janë rikthyer 578 emigrantë, ku vihet në dukje se nga mesi i tyre nuk ka aplikantë për azil.

Agjencia e Mbrojtjes së Kufijve të BE-së FRONTEX, e cila është përgjegjëse për procesin e rikthimit po bën përgatitje me afate katërvjeçare përkundër mundësisë së zgjatjes së këtij procesi.

Sipas një informacioni të një agjencie udhëtimesh, e cila bashkëpunon me FRONTEX-in për rikthimin e emigrantëve në Turqi, mësohet se agjencia ka kërkuar çmimin e ofertës nga operatorët e udhëtimeve për një kontratë katërvjeçare me opsion dy vjeçar.

Ndërsa në anën tjetër krahas mungesës së kapaciteteve në ishuj dhe kushteve të këqija ku janë vendosur refugjatët, edhe shqetësimet e popullatës lokale kanë sjellë në rendin e ditës evakuimin e një pjese të emigrantëve në pjesën kontinentale të Greqisë.



Lajme të ngjashme