Gjermani – Vazhdojnë provokacionet kundër myslimanëve

Përpara xhamisë Al-Faruk në qytetin Potsdam të landit të Brandenburgut është lënë nga persona të pa-identifikuar koka e një derri.

581863
Gjermani – Vazhdojnë provokacionet kundër myslimanëve

Përpara xhamisë Al-Faruk në qytetin Potsdam të landit të Brandenburgut është lënë nga persona të pa-identifikuar koka e një derri.

Sipas komunikatës së policisë së Potsdamit një grua që banon afër xhamisë e kishte njoftuar policinë për kokën e një derri që kishte parë përpara derës në hyrje të xhamisë.

Policia ka bërë inspektime dhe ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, duke e cilësuar atë si “ofendim ndaj besimit dhe komuniteteve fetare”.

Kryetari i Bashkisë së Potsdamit, Jann Jakobs në një dalje publike e ka dënuar ngjarjen duke thëne se “Nuk është ky Potsdami. Kyështë një akt i kryer nga provokatorë me mendje të pështjelluar”.



Lajme të ngjashme