BE kërkon lejimin e kalimit të ndihmave humanitare në Halep

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të gjitha palët e konfliktit në Halep të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare dhe të lejojnë evakuimin e të plagosurve.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe komisioneri evropian për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me zhvillimet në qytetin Halep të Sirisë.

Në deklaratë është tërhequr vëmendja se në lindje të Halepit nuk ka qasje të nevojave themelore të civilëve si për ushqime, ujë dhe ilaçe si dhe të sëmurët dhe të plagosurit nuk evakuohen nga rajoni.

Në këtë deklaratën ku i është bërë thirrje të gjitha palëve të konfliktit në Halep që të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare në lindje të Halepit dhe të ofrojnë ndihmë në çështjen e evakuimin të të plagosurve, theksohet se BE-ja ka vendosur në veprim paketën e ndihmës emergjente prej 25 milionë eurosh për ofrimin e mbështetjes për produktet mjekësore, ujë dhe ushqime në Halep.

Lajme të ngjashme