Idlib - Shpëtohet e gjallë nën rrënoja një foshnje një muajshe

Dy orë pas sulmit ajror në Idlib të Sirisë nën rrënoja është nxjerrë e gjallë foshnja njëmuajshe.

Idlib - Shpëtohet e gjallë nën rrënoja një foshnje një muajshe

Dy orë pas sulmit ajror në Idlib të Sirisë nën rrënoja është nxjerrë e gjallë foshnja njëmuajshe.

Nëpunësi i Mbrojtjes Civile, Ebu Hilfe i përlotur tha se fëmija u gjet nën rrënojat në katin e katërt të ndërtesës e cila ishte në shënjestër të sulmit.

Sulmet e forcave besnike të Presidentit sirian Bashar al-Assad janë intensifikuar kohët e fundit në Idlib dhe në zonat e kontrolluara nga opozitarët.

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një nga shumë sulmet ajrore në Idlib duke shkaktuar vdekjen e 20 personave. Në këto sulme është goditur edhe ndërtesa pesë-katëshe nga ku u shpëtua foshnja. Besohet se emri i fëmijës është Hamide Matuk. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nën rrënoja janë nxjerrë trupat e shtatë personave. Prindërit e foshnjes ende nuk janë gjetur.



Lajme të ngjashme