Gjermani – 2 të vdekur në një zjarr në spitalin universitar Bergmannsheil

2 persona kanë gjetur vdekjen dhe 15 të tjerë janë plagosur në zjarrin që ra në Spitalin Universitar Bergmannsheil në qytetin Bochum të Gjermanisë.

Gjermani – 2 të vdekur në një zjarr në spitalin universitar Bergmannsheil

Sipas komunikatës së zjarrfikëses së Bochum zjarri kishte rënë në dhomën e një pacienti në katin e 6-të të spitalit dhe ishte përhapur me shpejtësi edhe në pjesët e tjera të spitalit.

Më shumë se 200 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët e zjarrit në spitalin Bergmannsheil, një nga spitalet më të mëdhatë në landit.    

Në vendin e ngjarjes shkoi për inspektime edhe Ministri i Punëve të Brenshme të landit të Vestfalisë së Renit Verior, Ralf Jaeger, i cili në deklaratën që bëri tha se gjendja e 6 prej të plagosurve është e rëndë.

Spitali Bergmannsheil është ndërtuar në vitin 1888 për trajtimin e punonjësve të plagosur në minierat e qymyrit nga zona përreth Ruhr. Konsiderohet si një nga klinikat e para të specializuar në botë për emergjenca.



Lajme të ngjashme