Struktura e KS të OKB-së paraqet një pengesë për sistemin ndërkombëtar

Mbledhjet e KS të OKB-së që mbahen çdo vit në muajin shtator, edhe këtë vit përfunduan pa dhënë zgjidhje për vdekjet e qindra mijëra personave në Siri.

Struktura e KS të OKB-së paraqet një pengesë për sistemin ndërkombëtar

Sulmet ndaj civilëve në Halep dhe rritja e numrit të të vdekurve edhe njëherë treguan strukturën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së), e cila është përgjegjëse për sigurimin e paqes dhe sigurisë, dhe se kjo organizatë është në pamundësi t’u japë përgjigje problemeve të shekullit 21.

Mbledhjet e KS të OKB-së që mbahen çdo vit në muajin shtator, edhe këtë vit përfunduan pa dhënë zgjidhje për vdekjet e qindra mijëra personave në Siri dhe konfliktet që kanë shkaktuar shpërnguljen e miliona personave nga shtëpitë e tyre.

Problemi i përbashkët i përmendur thuajse në të gjitha fjalimet në New York, ku u mblodhën krerët e më shumë se 135 shteteve, ishte lufta civile në Siri.

Edhe përkundër faktit që Grupi Ndërkombëtar Mbështetës për Sirinë u mblodh dy herë jashtë OKB-së, edhe përkundër disa takimeve kokë më kokë mes Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov, nuk u arrit zgjatja e armëpushimit njëjavor.

Rusia, sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit ashpërsoi sulmet ajrore pikërisht derisa po vazhdonin mbledhjet e OKB-së.

Si rezultat i përdorimit të bombave penetruese në Halep dhe humbjeve të jetëve të civilëve, KS i OKB-së u thirr në mbledhje urgjente, megjithatë, aty nuk u shënua asnjë zhvillim përveç akuzave të ndërsjella mes SHBA-ve dhe Rusisë dhe cilësimit të sulmeve ajrore ruse si “barbarizma” nga ana e përfaqësueses amerikane, Samantha Power.

I gjithë ky mosveprim i ka ndezur sërish debatet në lidhje me strukturën aktuale të KS të OKB-së.

Në Këshill, ku të gjitha qarqet shprehën kritikat e tyre, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, që nga viti 2011 Rusia dhe Kina kanë shfrytëzuar katër herë të drejtën e vetos, duke penguar kështu përpjekjet për ndalimin e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Esadit.



Lajme të ngjashme