Ali Karadagi kërkon që 30 shtatori të shpallet "Ditë e Zemërimit"

Në një deklaratë me shkrim Karadagi ftoi të gjithë imamët dhe hatibët në të gjithë botën ti kushtojnë ligjëratat dhe hutbet e tyre Halepit.

578082
Ali Karadagi kërkon që 30 shtatori të shpallet "Ditë e Zemërimit"

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Dijetarëve Myslimanë, Ali Karadagi ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet për të gjithë botën si "dita e zemërimit", nën moton “Zemërohu për Halepin”. 

Në një deklaratë me shkrim Karadagi ftoi të gjithë imamët dhe hatibët në të gjithë botën ti kushtojnë ligjëratat dhe hutbet e tyre Halepit, në mbështetje të popullit të këtij qyteti, kundër sulmeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë. 

Duke nënvizuar se klerikët në të gjithë botën duhet të qëndrojnë në krye të masave të zemëruara përballë atyre që bëjnë padrejtësi si në Siri ashtu edhe në vendet e tjera të botës, Karadagi ka akuzuar faktorin ndërkombëtar për standarde të dyfishta dhe e ka ftuar të heqë dorë nga mbështetja e Esadit dhe të mbështes popullin sirian. 

Që prej 19 shtatorit, ditë kur përfundoi armëpushimi i arritur mes Rusisë dhe SHBA-së, të paktën 444 persona kanë humbur jetën dhe 1.585 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si rrjedhojë e sulmeve të regjimit të Esadit dhe forcave ruse në Halep. 



Lajme të ngjashme