Turnbull i bën thirrje Rusisë për të bërë presion mbi regjimin e Esadit për armëpushim

Turnbull tha se Rusia luan rol kritik mbi regjimin e Esadit për vendosjen e armëpushimit të prishur pas sulmin mbi autokolonën me ndihma humanitare javën e kaluar...

Turnbull i bën thirrje Rusisë për të bërë presion mbi regjimin e Esadit për armëpushim

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull i bëri thirrje Rusisë për ti bërë presion udhëheqjes së Sirisë për vendosjen e armëpushimit.

Në deklaratën e bërë para gazetarëve në Sydney, Turnbull tha se Rusia luan rol kritik mbi regjimin e Esadit për vendosjen e armëpushimit të prishur pas sulmit mbi autokolonën me ndihma humanitare javën e kaluar.

Duke bërë të ditur se luftimet në Siri janë përshkallëzuar në krahasim me vitin e kaluar dhe se situata është duke u përkeqësuar, Turnbull tha: “Posaçërisht i bëjmë thirrje Rusisë, padiskutim se ata kanë një ndikim kritik tek regjimi i Esadit për t’iu përmbajtur armëpushimit”.

Malcolm Turnbull tha se regjimi i Esadit ka përkrahës të tjerë si Irani, por ajo është e lidhur për përkrahjen e Rusisë  për të mbijetuar, ndërsa shtoi se “Presidenti Putin duhet që në emër të njerëzisë të përkrahë dhe të detyrojë regjimin e Esadit t'i përmbahet armëpushimit”.

Turnbull tha se prishja e armëpushimit është një tragjedi dhe se Halepi përballet me rrezikun e zhdukjes.

“Është e nevojshme që të rivendoset armëpushimi me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare në Halep”, ka thënë Kryeministri i Australisë.

Australia për afërsisht 2 vjet është duke dhënë përkrahjen ajrore koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër DAESH-it në Irak dhe Siri.



Lajme të ngjashme