KS i OKB-së zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për Sirinë

Në mbledhjen e mbajtur me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës, vendet perëndimore akuzuan Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke e ndihmuar regjimin e Esadit.

KS i OKB-së zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Organizatë së Kombeve të Bashkuara sërish u takua në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjetjen e zgjidhjes së krizës në Siri.

Në mbledhjen e mbajtur me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës, vendet perëndimore akuzuan Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke e ndihmuar regjimin e Esadit.

Në fillim të takimit Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, bëri një deklaratë në lidhje me situatën e fundit në vend.

Duke përdorur shprehjen "ditë trishtuese këto të sotmet", Mistura tha se regjimi i Sirisë ka nisur sulmet intensive pasi shpalli se i dha fund njëanshëm marrëveshjes për ndalimin e konflikteve.

Mistura tha se këto sulme ndaj civilëve dhe llojet e bombave të përdorura gjatë këtyre sulmeve do të paraqesin krime lufte.

Duke kritikuar regjimin sirian dhe Rusinë se me arsyetim të luftës kundër terrorit ndërmarrin sulme ajrore ndaj Halepit, Mistrua tha: “Më shumë se 200 mijë njerëz nuk mund të jenë terroristë”.

Mistura gjithashtu theksoi se nuk do të ketë palë ngadhënjyese e kësaj lufte vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se nuk i gjejmë zgjidhje, këto konflikte nuk do të nxjerrin ngadhënjimtar asnjërën palë dhe në fund do të jetë populli sirianë ai që do të humbet”.

Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zotohen për rivënien në jetë marrëveshjen për ndalimin e luftimeve.

Ndërkaq në përgjigje të thirrje për dorëheqjen e tij Mistura tha: “Në qoftë se jap dorëheqje kjo do ti dërgoj sinjal popullit sirian sikur shoqëria ndërkombëtare hoqi dorë prej tyre. Për këtë arsye nuk do të dorëhiqem”.

Edhe ambasadorja e përhershme e ShBA-së, Samantha Power tha se në banorët në lindje të Halepit bombardohen, vriten civilët dhe me anë të rrethimit opozitarët janë lënë pa ushqim dhe ujë.

Duke kërkuar nga Rusia që të mos e përdor ujin si një armë të luftës, Power tha: “Ajo çfarë bën Rusia nuk është luftë kundër terrorit, por barbarizëm”.

Ambasadorja amerikane njoftoi se 275 mijë njerëz në lindje të Halepit janë në objektiv të sulmeve të ruse dhe të regjimit, ndërsa duke e bërë të ditur se në tre ditët e fundit në më shumë se 150 sulme ajrore janë vrarë 139 civilë ajo vijoi me këto fjalë: “Rusia dhe regjimi i Esadit në vend se të shkojnë pas paqes ata preferojnë luftën. Në vend se të dërgojnë ndihma humanitare ata godasin autokolonat me këto ndihma, spitalet dhe autoritetet të cilat përpiqen për të shpëtuar jetët e njerëzve”.

Ndërkaq edhe ambasadori francez i bëri thirrje Rusisë dhe regjimit të Esadit për të ndalur sa më parë sulmet dhe propozoi formimin e një mekanizmi vëzhgues për të shpëtuar armëpushimin.

Ambasadorë perëndimor gjithashtu bënë thirrje për ndëshkimin e Rusisë për kryerjen e krimeve të luftës në Siri.

Ndërsa Rusia pretendoi se opozitarët në Halep janë duke përdorur armatim të rëndë të dhënë nga perëndimorët dhe tha se “Tanimë nuk do të hedhim hapa të njëanshme për armëpushim”.

Ambasadori i Rusisë, Vitaly Churkin tha se tani më është bërë pothuajse e pamundur të shpëtohet armëpushimi në Siri, ndërsa shtoi se perëndimorët janë ata të cilët nuk duan paqe.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun në deklaratën e tij të bërë gjatë një konference për shtyp tha se në Halep jetohet një bombardim i paparë deri më tani dhe se dhuna ka kaluar në një dimension të ri barbar.

Ban gjithashtu paralajmëroi se ato që jetohen arritën në dimensionet e krimeve të luftës.



Lajme të ngjashme