Johnson: Dalja e Anglisë nga BE nuk duhet të zgjas pafundësisht

Sipas Ministrit të Jashtëm të Anglisë, Boris Johnson procesi i daljes nuk mund të filloj para Krishtlindjeve.

Johnson: Dalja e Anglisë nga BE nuk duhet të zgjas pafundësisht

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe (BM) nga BE-ja nuk duhet të zgjasë pafundësisht, vlerësoi sot Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, duke theksuar se ka ende shumë punë para se të fillojë procesi i ndarjes.

“Sipas rrethanave nuk mund të fillojmë para Krishtlindjeve”, deklaroi ministri në emisionin politik, “The Andrew Marr Show”, në kanalin televiziv BBC, i pyetur mbi aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës që do të sjellë formalisht ndarjen nga BE-ja.

“Mendoj se kemi shumë punë për të bërë për të rregulluar gjërat dhe është ajo që po bëjmë. Por pas kësaj, sikurse ka thënë me të drejtë Kryeministrja, ky proces nuk duhet të jetë i përjetshëm”, shtoi ai.

Aktivizimi i nenit 50 është një parakusht për të filluar bisedimet mes Londrës dhe Brukselitë mbi kushtet e daljes së BM-së nga BE-ja dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme.



Lajme të ngjashme