Espen Barth Eide për TRT-në: Zgjidhja e problemit qipriot, më afër se kurrë

Përfaqësuesi special i OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, deklaroi të hënën se zgjidhja e problemit qipriot është më afër se kurrë...

Espen Barth Eide për TRT-në: Zgjidhja e problemit qipriot, më afër se kurrë

Përfaqësuesi special i OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, deklaroi të hënën se zgjidhja e problemit qipriot është më afër se kurrë.

Espen Barth Eide vlerësoi ekskluzivisht për TRT-në samitin tresh, që u realizua të dielën në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmjet Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, liderit të palës grekoqipriote, Nicos Anastasides dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

“Samiti rezultoi pozitiv për liderët e të dyja palëve të ishullit dhe zgjidhja nuk ka qenë kurrë më parë kaq afër sa sot”, theksoi ai.

Emisari i posaçëm i sekretarit Ban për Qipron rikujtoi se pikë referimi për OKB-në në lidhje me zgjidhjen e problemit qipriot është deklarata e përbashkët e 11 shkurtit 2014. Ai vuri në pah se çështja më e koklavitur mbetet ajo e sigurisë.

“Realisht këtë çështje mund ta marrim menjëherë në shqyrtim, por nuk duam që fillojmë negociatat pa arritur një marrëveshje të plotë në lidhje me qeverisjen”, u shpreh Eide duke nënvizuar se është ende herët për të nisur bashkëbisedimet mbi çështjen e sigurisë.

Mes të tjerash, diplomati norvegjez tha se nuk beson që rezervat e hidrokarbureve do të krijojnë mosmarrëveshje për zgjidhjen e problemit të Qipros.

Ai mbrojti idenë se zgjidhja është afër dhe se realizimi i saj do të jetë me dobi për ekonominë e të dyja palëve ishullore.



Lajme të ngjashme