Takimi Juncker-Merkel-Hollande pa praninë e Renzi-t

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, do të jetë të mërkurën në Beriln për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Francois Hollande.

Takimi Juncker-Merkel-Hollande pa praninë e Renzi-t

Të tre do të takojnë edhe lidershipin e industrialëve evropianë, sipas axhendës së Junker të publikur në Bruksel.

Por në këtë mbledhje nuk parashikohet prania e Matteo Renzi.

Renzi ndërkohë është duke dhënë intervista për median amerikane ku deklaron se “masat shtrënguese evropiane ishin një gabim thelbësor”. Ndrësa presidentin Obama e cilëson si një model për t’u ndjekur.

Për sa i përket një aksi Romë – Paris – Berlin, Renzi shprehet se “problemi është nëse Gjermania do të pranojë që Italia të marrë vendin e Britanisë së Madhe në grupin drejtues të BE-së”, deklaroi ai për  “Washington Post”.



Lajme të ngjashme