Siri – 15 të vdekur nga bombardimet e avionëve sirianë dhe rusë

Në një sulm ajror që avionë luftarakë të regjimit të Esadit dhe ushtrisë ruse kanë kryer ndaj disa lagjeve të kontrolluara nga opozitarët në qytetin Halep të Sirisë kanë humbur jetën 15 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Siri – 15 të vdekur nga bombardimet e avionëve sirianë dhe rusë
Regjimi i Esadit bombardon civilët në Halep
Regjimi i Esadit bombardon civilët në Halep

Nga sulmet me bomba fuçi të helikopterëve të ushtrisë së Sirisë në zonat e banuara me civilë në lagjet Sukkeri dhe Ensari të Halepit, që kontrollohet nga opozitarët, kanë gjetur vdekjen 11 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.

Sipas raportimeve të autoriteteve të spitalit fushor avionë reaktivë të ushtrisë siriane dhe asaj ruse kanë bombarduar lagjet Ensari, Sukkeri, Tarik al-Bab dhe Shear, lagje këto të Halepit që mbahen të rrethuara nga forcat besnike të Beshar Esadit.

Të plagosurit në këto sulme ajrore janë nxjerrë nga vendngjarja dhe janë mjekuar nga ekipet shëndetësore.

Ibrahim Ebu Leys, një prej autoritetet e mbrojtjes civile, tha se 2 qendra të mbrojtjes civile dhe një stacion zjarrfikëseje kanë dalë jashtë përdorimit.

“Prej disa ditësh rusët vazhdojnë të bombardojnë intensivisht lagjet e Halepit që kontrollohen nga opozitarët. Sot ata sulmuan 2 qendra të mbrojtjes civile dhe një zjarrfikëse. Në këto sulme nuk ka pasur të vdekur, por të gjitha automjetet që përdorim në operacionet e kërkim-shpëtimit kanë dalë jashtë përdorimit”, sqaroi Ebu Leys.

“Avionët reaktivë rusë zonat e Halepit që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve godasin me bomba që shkaktojnë efektin e tërmetit. Forca shkatërruese e këtyre bombave është shumë herë më fuqishme se ato të përdorura më herët”, shtoi punonjësi i mbrojtjes civile.



Lajme të ngjashme