Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kryeministri hungarez kërkon dëbimin e refugjatëve në një ishull

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i sugjeron BE-së të dëbojë në një ishull më shumë se një milion njerëz që kanë ardhur gjatë krizës së emigrimit 2015-2016.

macaristan'daki göçmen krizi.jpg
maarski-premijer-orban-napao-hrvatskog-kolegu_trt-bosanski-53730.jpg

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është kundër politikës së refugjatëve, sugjeroi të enjten se Bashkimi Evropian duhet t’i dëbojë në një ishull, më shumë se një milion njerëz, të cilët erdhën gjatë krizës së emigrimit të vitit 2015-2016.

“Të gjithë ata që erdhën në mënyrë të paligjshme duhet të mblidhen dhe të dërgohen larg dhe jo në vendet e tjera të BE-së, por në vendet jashtë Bashkimit Evropian”, tha Orban për portalin e lajmeve, Origo.

Orban iu referua refugjatëve, të cilët janë ende duke pritur që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen, që përbëjnë shumicën e atyre që erdhën në BE gjatë vitit të kaluar dhe gjysmën e këtij viti.

“Deri atëherë (në shqyrtimin e kërkesës – shën. përkth.) ata duhet të mbahen në kampe të mëdha jashtë BE-së, që mund të jetë një ishull i madh ose një pjesë e bregut të detit në veri të Afrikës”, u shpreh ai.

Vitin e kaluar Orban doli si udhëheqësi i parë kundër emigracionit brenda BE-së.



Lajme të ngjashme