“NYT”: Obama konsideron armatosjen e PYD-së kundër DAESH-it

"The New York Times" pretendoi të mërkurën se administrata amerikane po përgatitet për të furnizuar PYD-në, fraksion sirian i organizatës terroriste PKK, me më shumë armë të rënda, përfshi këtu artileri e predha kundërajrore e kundërtanke...

“NYT”: Obama konsideron armatosjen e PYD-së kundër DAESH-it

Administrata amerikane po përgatitet për të furnizuar PYD-në, fraksion sirian i organizatës terroriste PKK, me më shumë armë të rënda, përfshi këtu artileri e predha kundërajrore e kundërtanke.

Ky pretendim është hedhur të mërkurën nga gazeta prestigjioze “The New York Times” (NYT), e cila shkruan se Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka urdhëruar Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të përshpejtojë luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe që për këtë t’i dërgojë më shumë armë PYD-së.

Sipas një analize të publikuar nga e përditshmja me seli në Nju-Jork, ky urdhër i Presidentit Obama, që aspiron të rimarrë nga DAESH-i kontrollin e qytetit Rakka përpara fundit të mandatit të tij, nënkupton se marrëdhëniet me Turqinë mund të hyjnë sërish në një periudhë kritike pavarësisht përpjekjeve të tij të fundit për ekuilibrimin e tyre.

Ndërsa autoritetet amerikane theksojnë se ky plan nuk është diskutuar ende në nivel të lartë.

Burime nga Pentagoni, që sipas “New York Times” këmbëngulin të mbeten anonime, njoftojnë se organizata terroriste PYD do të pajiset edhe me kundërajrorë e antitanke krahas armëve të tjera jo të këtij kalibri, në rast se do të implemetohet plani i Obamës.

Më parë në muajin prill të këtij vitit, helikopterë të SHBA-së kanë vendosur ngarkesa ushtarake mbi makinat e kësaj organizate terroriste, që lëviznin në autokolonë në Rimelan të Sirisë.



Lajme të ngjashme