Regjimi i Esadit i jep fund armëpushimit në Siri

Ushtria e regjimit të Esadit bëri të ditur se i dha fund armëpushimit të vendosur më 12 shtator për festën e Bajramit të Kurbanit.

Regjimi i Esadit i jep fund armëpushimit në Siri

Ushtria siriane deklaroi se mori fund armëpushimi që hyri në fuqi më 12 shtator.

Sipas deklaratës së ushtrisë siriane, të cilën e përcjell agjencia e lajmeve SANA, armëpushimi i vendosur pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Rusisë për festën e Bajramit të Kurbanit mori fund.

Në deklaratën në fjalë, ku bëhet e ditur se armëpushimi do të duhej të paraqet një rast për ndalimin e gjakderdhjes, pretendohet se grupet e armatosura nuk iu përmbajtën neneve të këtij armëpushimi.

Sipas deklaratës, pretendohet se opozitarët gjatë këtij procesi kanë shkelur 300 herë armëpushimin, ndërsa regjimi ka qenë i detyruar ti kundërpërgjigjet kësaj.

Ndërkaq Koalicioni Kombëtar i Forcave Revolucionare dhe Opozitare, që është organizatë ombrellë e opozitarëve sirianë, në deklaratën me shkrim të bërë në lidhje me shkeljet e armëpushimit ka thënë se pas vendosjes së armëpushimit në natën e 12 shtatorit pas negociatave mes ShBA-së dhe Rusisë, regjimi sirian gjatë një jave ndërmori një sërë sulmesh, shumica e objektivave e të cilave ishin civilët.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se forcat e regjimit, të cilat bënë shkelje 254 herë, gjatë këtyre sulmeve përdorën avionët luftarak, njësitë e artilerisë dhe helikopterë që hidhnin bomba fuçi.

Ndërkohë pritjet e popullit për ndihmat humanitare vazhdojnë ende.

Regjimi i Esadit vazhdon të pengoj dërgimin e ndihmave humanitare për civilët e prekur nga luftimet, marrëveshje kjo që u arrit në kuadër të armëpushimit.

Maunat me një pjesë të ndihmave humanitare, të cilat kanë hyrë në Siri nëpërmjet vendkalimit kufitar Xhilvegozy (Cilvegözü), janë duke pritur për 5 ditë në vendkalimin kufitar Bab ul-Hava në anën e Sirisë.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se regjimi i Esadit nuk dha garancat e nevojshme për jetët e shoferëve të maunave.



Lajme të ngjashme