Pezullohet dërgimi i ndihmave humanitare në Siri

Zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së, Jens Laerke deklaroi se OKB-ja pas sulmeve ndaj autokolonës me ndihma humanitare ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ndihmave në Siri.

Pezullohet dërgimi i ndihmave humanitare në Siri

Zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së, Jens Laerke deklaroi se OKB-ja ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ndihmave në Siri pas sulmit të helikopterëve të regjimit të Esadit ndaj autokolonës me ndihma humanitare të OKB-së në Halep.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë konferencës për shtyp të organizuar në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Laerke i bëri një vlerësim çështjes në fjalë për gazetarin e agjencisë së lajmeve Anadolli (AA).

Ndërkaq për gjendjen e ndihmave humanitare të përbëra prej 40 maunave, të cilat pas kalimit në Siri nëpërmjet vendkalimit kufitar Xhilvegozu (Cilvegözü) të Hatajit (Hatay) 6 ditë presin në këtë zonë, Laerke tha se ende nuk është qartësuar.

Ai bëri të ditur se pas goditjes së autokolonës me ndihma humanitare nga ana e helikopterëve të regjimit të Esadit në qytetin e Halepit, u mor vendim që të presin maunat me ndihma humanitare të OKB-së që ndodhen në zonën kufitare Turqi-Siri.

“Dërgimi i ndihmave humanitare nga ajri vazhdon edhe sot. Përveç këtyre ndihmave vazhdojnë edhe programet tjera humanitare me përjashtim të atyre që dërgohen me autokolona”, deklaroi Laerke.

Duke e bërë të ditur se të gjitha programet e ndihmave humanitare të planifikuara për sot janë pezulluar, Laerke tha se është vështirë për të thënë se kur do të rifillojë dërgimi i autokolonave me ndihma humanitare.

Ai gjithashtu shtoi se shpreson që autokolonat me ndihma humanitare të  vihen sërish në lëvizje pas garantimit të sigurisë në Siri.



Lajme të ngjashme