Siri – Të paktën 8 të vdekur nga një sulm në Dera

Të paktën 8 të vdekur dhe 12 të plagosur është bilanci i një sulmi me bomba fuçi i kryer nga një helikopter i ushtrisë siriane në vendbanimin e quajtur Dera.

Siri – Të paktën 8 të vdekur nga një sulm në Dera

Të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen në një sulm me bomba fuçi, të kryer nga një helikopter i ushtrisë siriane në vendbanimin e quajtur Dera.

Kështu është thyer armëpushimi 9-ditor i shpallur më 12 shtator në Siri.

Ndërkohë debatet janë ndezur sërish pas goditjes së një baze ushtarake të regjimit të Esadit në provincën Deyr’uz Zur në lindje të Sirisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vdekjes së mbi 60 ushtarëve të Esadit në këtë sulm.

Rusia bashkë me regjimin e Esadit e dënuan me një gjuhë të ashpër Amerikën.

Sa do që autoritetet amerikane kanë deklaruar që baza ushtarake është goditur gabimisht, tensioni mes palëve është rritur. Në të njëjtën kohë në vend kanë nisur edhe shkeljet e para të armëpushimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se brenda 24 orëve të fundit armëpushimi në Siri është shkelur 50 herë.

Regjimin e Esadit e ka akuzuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan Mark Ajro (Jean-Marc Ayrault).

Ajro e akuzoi regjimin e Esadit për minim të armëpushimit.



Lajme të ngjashme