Protesta gjigande në Gjermani kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë transatlantike

Nga veriu në jug të Gjermanisë, qindra mijëra qytetarë protestuan kundër projektit mjaft të diskutueshëm të traktatit të tregtisë së lirë transatlantike (TTIP) ndërsa skepticizmi sa vjen e po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Evropë.

572120
Protesta gjigande në Gjermani kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë transatlantike

Në një shtet ku popullsia e saj është gjerësisht armiqësore ndaj këtij traktati në vijim të negociatave midis SHBA-së dhe BE-së, organizatorët e protestave të ditës së djeshme, rreth 30 OJQ, sindikata dhe parti politike shpresojnë të mobilizojnë më shumë se 250.000 persona në shtatë qytete.

Të mbështetur nga kancelarja Angela Merkel, këto negociata kanë krijuar gjithsesi ndasi në radhët e qeverisë, zëvendëskancelari social-demokrat Sigmar Gabriel kritikoi në mënyrë të hapur traktatin.



Lajme të ngjashme