Ministri i PJ të Britanisë: Ti shtyjmë varkat me emigrantë për në Libi

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, gjatë një vizite në Firence se është pro idesë për të kthyer varkat me emigrantë drejt Libisë që të mos arrijnë Italinë, një masë që sipas tij do të ketë një efekt frenues.

Ministri i PJ të Britanisë: Ti shtyjmë varkat me emigrantë për në Libi

Njëkohësisht, anija britanike “Enterprise”, e angazhuar në operacionin detar evropian, “Sophia”, kundër trafikantëve në brigjet e Libisë, mori pjesë sot në operacione shpëtimi të rreth 750 migrantëve, sipas rojes bregdetare italiane.

“Ne shohim pjesën tonë të punës me pjesëmarrjen e Enterprise dhe të Diamond në operacionin Sophia për të ndihmuar në shtyrjen e disa prej këtyre anijeve. Mendoj personalisht se duhet të shtyhen sa më pranë brigjeve të jetë e mundur që të mos arrijnë Italinë dhe që operacioni të ketë më shumë një efekt frenues”, theksoi Johnson në një konferencë të përbashkët me homologun e tij italian Paolo Gentilioni.



Lajme të ngjashme