Merkel: Unioni ndodhet në një situatë kritike

BE ndodhet në një situatë kritike, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel duke bërë thirrje për ruajtjen e sigurisë, luftën kundër terrorizmit dhe krijimin e vendeve të punës për të rifituar besimin e qytetarëve.

571628
Merkel: Unioni ndodhet në një situatë kritike

“Mesazhi nga Bratislava duhet të jetë që ne duam të punojmë së bashku dhe duam të zgjidhim problemet që ekzistojnë në Evropë”, u shpreh  ajo para bisedimeve joformale me liderët e tjerë të BE-së.

“E gjitha ka të bëjë me faktin se me anë të veprave, ne mund të bëhemi më mirë”, shton Merkel duke theksuar se ka shumë nevojë për veprime gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.



Lajme të ngjashme