Ban i shqetësuar për komentet e Netanyahut për kundërshtarët e kolonive

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon shprehet i shqetësuar lidhur me komentet e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ban i shqetësuar për komentet e Netanyahut për kundërshtarët e kolonive

Ban, i cili informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për çështjen izraelito-palestineze, tha se “komentet e Netanjahut javën e kaluar ku dënonte ata që duan ndërprerjen e ndërtimit të vendbanimeve izraelite ishin të papranueshme dhe fyese”.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Ban.

“Pushtimi, shtypja dhe tirania, duhet të marrë fund”, shtoi ai.

Shefi i OKB-së ka shtuar se “komuniteti ndërkombëtar është unanimisht i mendimit se zgjerimi i vendbanimeve është një pengesë për paqen”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon lëshoi më vonë një deklaratë ku kritikon deklaratën e Ban Ki-moon.

“Kjo është një pamje e shtrembëruar e situatës”, tha Danon.

“Pengesa për paqen fillon dhe mbaron me nxitjen palestineze drejt terrorizmit”, përfundoi ai.



Lajme të ngjashme