Juncker: BE-ja ka nevojë për një Shtab të Përgjithshëm të përbashkët

BE duhet të afirmohet kryesisht në çështjet e mbrojtjes dhe të ketë një Shtab të Përgjithshëm unik për të koordinuar përpjekjet e tij për një forcë ushtarake të përbashkët, deklaroi sot Jean Claude Juncker në fjalimin e tij vjetor para Parlamentit Evropia

Juncker: BE-ja ka nevojë për një Shtab të Përgjithshëm të përbashkët

“Ne nuk kemi një strukturë të përhershme dhe pa këtë nuk jemi në gjendje të punojmë në mënyrë efikase, ne duhet të kemi një Shtab të Përgjithshëm evropian (…) të punojmë për të ngritur një forcë të përbashkët”, tha Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e Unionit.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit, ne kemi marrë pjesë në më shumë se 30 misione ushtarake dhe civile të BE-së. Por pa një strukturë të përhershme, ne nuk mund të veprojmë në mënyrë efikase. Është e nevojshme që ne të pajisemi me një shtab të përgjithshëm të përbashkët brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Juncker.

“Mungesa e një bashkëpunimi ushtarak i kushton Evropës rreth 100 miliardë euro në vit (…) duhet bërë diçka në këtë aspekt”, vazhdoi ai.

“Komisioni do të propozojë para fundit të vitit krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes me qëllim stimulimin e kërkimit dhe inovacionit në këtë industri”, njoftoi presidenti i Komisionit Evropian.



Lajme të ngjashme