Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shumë të vrarë pas shpërthimit të një autobombe në Irak

Të paktën 40 persona u vranë nga shpërthimi i një makine bombë, në qendër të Bagdadit, dje në mbrëmje vonë, sipas policisë dhe burimeve mjekësore.

Shumë të vrarë pas shpërthimit të një autobombe në Irak

Më shumë se 60 persona u plagosën kur një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë një qendre tregtare.

Nuk ka të dhëna se kush mund të fshihet pas shpërthimit.

Bagdadi ka qenë shpesh qendër e sulmeve me bomba vdekjeprurëse, shumica e të cilave mendohet të jenë kryer nga organizata terroriste DAESH.

Ata shpesh synojnë vende të mbushura me njerëz, tregje dhe restorante në zonat shiite si dhe tubime fetare të tyre.

Ndërkaq ushtria irakiane bëri të ditur se në operacionin ajror kundër pozicioneve të DAESH-it në Enbar u asgjësuan më shumë se 100 terroristë.



Lajme të ngjashme