Guy Verhofstadt emërohet negociator i Parlamentit Evropian për Brexit-in

Ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt, u vendos të enjten që të zhvillojë në emër të Parlamentit Evropian negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja...

Guy Verhofstadt emërohet negociator i Parlamentit Evropian për Brexit-in

Ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt, anëtar i grupit ALDE (liberalët) dhe përkrahës i fuqishëm i federalizmit evropian, u vendos të enjten që të zhvillojë në emër të Parlamentit Evropian (PE) negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Një nder që jam emëruar si kryenegociator i Brexit-it për Parlamentin Evropian, që do të luajë një rol qendror në marrëveshjen e dalë nga Neni 50. i (Traktatit të Lisbonës) dhe çdo marrëveshje të ardhshme mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe”, deklaron ish-kryeministri belg (1999-2008).

“Guy Verhofstadt do të ndihmohë në përgatitjen e pozicionit të PE-së në negociata, në konsultim të afërt me konferencën e presidentëve”, theksoi Parlamenti Evropian në një komunikatë.



Lajme të ngjashme