Armeni – Jep dorëheqjen kryeministri, në pritje një qeveri e paktit kombëtar

Hovik Abrahamyan dha dorëheqjen sot nga posti i kryeministrit për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie koalicioni të njoftuar nga Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan, gushtin e kaluar...

567744
Armeni – Jep dorëheqjen kryeministri, në pritje një qeveri e paktit kombëtar

Hovik Abrahamyan dha dorëheqjen sot nga posti i kryeministrit për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie koalicioni të njoftuar nga Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan, gushtin e kaluar.

“Dua t’ia jap një tjetri këtë shans”, deklaroi Abrahamyan gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku edhe njoftoi dorëheqjen e tij.

“Polarizimi i shoqërisë sonë po vazhdon. Shoqëria dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe për këtë nevojitet një fillim i ri. Duhet t’i jepet shans qeverisë së re”, theksoi ai duke shpjeguar se në këtë mënyrë i krijon mundësi Presidentit Serzh Sargsyan për të formuar qeverinë e re.

Mes shkaqeve të krizës politike në Armeni ishte edhe sulmi i 17 korrikut ndaj stacionit policor Erebuni të Erevanit nga një grup i armatosur, që mori peng disa persona dhe zëvendësshefin e policisë armene, duke kërkuar lirimin e liderit të opozitës dhe dorëheqjen e qeverisë.

Pas dy javë krize për lirimin e pengjeve, Presidenti Sargsyan premtoi krijimin e qeverisë së paktit kombëtar brenda disa muajve.

Armenia po lufton me krizën ekonomike, që ka mbërthyer vendin prej një kohe të gjatë.



Lajme të ngjashme