Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Angli – Takim shumëpalësh për Sirinë, e pranishme edhe Turqia

Zhvillimet në Siri do të trajtohen në një takim në Angli dhe Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu...

Angli – Takim shumëpalësh për Sirinë, e pranishme edhe Turqia

Zhvillimet në Siri do të trajtohen në një takim në Angli.

Mbledhja në fjalë do të mbahet nesër nën mikpritjen e shefit të diplomacisë britanike, Boris Johnson, ndërkohë që Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Krahas ministri të Jashtëm të Turqisë, të ftuar në këtë takim janë gjithashtu autoritete të larta nga Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Jordani, Italia dhe Bashkimi Evropian.

Në mbledhje pritet të merren në shqyrtim zhvillimet e fundit në konfliktin sirian.

Si përfaqësues i opozitës siriane, i pranishëm në këtë takim kritik do të jetë edhe koordinatori i Komitetit Suprem të Negociatave, Riyad Hijab, i cili do të paraqesë vizionin e tij në lidhje me transicionin politik në Siri.



Lajme të ngjashme