Turqit frymëzim për brazilianët, protestohet shkarkimi i ish-presidentes Rousseff

Brazili u bë skenë e protestave kundër emërimit të 75-vjeçarit Michel Temer në postin e presidentit të vendit për të zëvendësuar të shkarkuarën Dilma Rousseff...

brezilya Türkiye'den esinlendi 2
brezilya Türkiye'den esinlendi 1

Brazili u bë skenë e protestave kundër emërimit të 75-vjeçarit Michel Temer në postin e presidentit të vendit për të zëvendësuar të shkarkuarën Dilma Rousseff.

Populli vërshoi në rrugë për të protestuar shkarkimin e ish-presidentes Rousseff nga Senati i Brazilit me pretendimin për korrupsion, veprim ky që cilësohet si një “puç politik” nga qytetarët brazilianë.

Të frymëzuar nga popullit turk, që sprapsi tentativën për grusht shteti më 15 korrik, brazilianët janë dyndur në rrugë e sheshe duke valëvitur edhe flamurin e Turqisë krahas atij të Brazilit.

Kundërshtarët e presidentit aktual, Michel Temer, mbrojnë idenë se zhvillimet e kohëve të fundit në vendin e tyre janë orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në demonstratat e organizuara në dy qytetet më të mëdha të vendit, Rio-de-Zhanejro dhe Sao Paulo, kundër emërimit të Michel Temer në postin e presidentit, morën pjesë me dhjetëra-mijëra persona.

Manifestuesit kërkuan shkarkimin e Temerit dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale të parakohshme.

Siç bën të ditur Njësia e Sigurisë Publike të Sao Paulos përmes një komunikate me shkrim, forcat e rendit janë detyruar të ndërhyjnë me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese ndaj një grupi, që po dëmtonte stacionin e metrosë dhe po qëllonte me gurë drejt policisë, pas përfundimit të protestës.

Ndërsa ish-presidentja Rousseff siguroi në një prononcim për mediat e huaja se do të bëjë opozitë të fortë kundër administratës së re të Temerit.

Ajo u shpreh e bindur se pas vendimit për shkarkimin e saj qëndron pikërisht kreu i ri i shtetit brazilian, Michel Temer, duke theksuar se do të ngrejë zërin në maksimum nëse qeveria e re përpiqet të pengojë protestat e simpatizantëve të saj.



Lajme të ngjashme