Kinë – Vendet e G20-s, dakord për miratimin e Marrëveshjes për Klimën

Të gjithë anëtarët e G20-s, ekonomitë më të mëdha dhe vendet në zhvillim, pritet që t’i bashkohen planit të veprimit universal për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike, sipas një komunikate të samitit të G20-s në Kinë...

Kinë – Vendet e G20-s, dakord për miratimin e Marrëveshjes për Klimën

Të gjithë anëtarët e G20-s, ekonomitë më të mëdha dhe vendet në zhvillim, pritet që t’i bashkohen planit të veprimit universal për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike, sipas një komunikate të samitit të G20-s në Kinë.

“Ne angazhohemi për të përfunduar procedurat tona përkatëse të brendshme, në mënyrë që t’i bashkohemi Marrëveshjes së Parisit sa më shpejt të jetë e mundur, pas përmbushjes së procedurave tona kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai kinez, Xi Jinping, firmosën të shtunën së bashku Marrëveshjen për Klimën duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të vendeve, që e kanë ratifikuar atë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi ajo të jetë miratuar nga 55 vende, që përkojnë me të paktën 55 për qind të emetimit global të gazrave, që shkaktojnë efektin serrë.



Lajme të ngjashme