G20 – Hollande: Konfirmohet një samit katërpalësh për krizën ukrainase

Kreu i Pallatit “Elysee”, François Hollande, konfirmoi sot se pas disa javësh do të organizohet një samit me pjesëmarrjen e liderëve ukrainas, francez, gjerman dhe rus për situatën në Ukrainë...

G20 – Hollande: Konfirmohet një samit katërpalësh për krizën ukrainase

Kreu i Pallatit “Elysee”, François Hollande, konfirmoi sot se pas disa javësh do të organizohet një samit me pjesëmarrjen e liderëve ukrainas, francez, gjerman dhe rus për situatën në Ukrainë.

“Ramë dakort për organizimin e një samiti midis palës gjermane, franceze, ruse dhe ukrainase”, deklaroi kreu i shtetit francez, i pranishëm prej ditës së djeshme në samitin e G20-s, në Hangzhou të Kinës.

“Në Ukrainë do të vijojmë zbatimin e procesit të paqes në Minsk për të trajtuar çështje, që aktualisht janë të bllokuara, veçanërisht zbatimin e statusit të posaçëm, çështjes së sigurisë dhe mungesës së besimit midis palëve”, theksoi ai në një mesazh në “Facebook”.

Perspektiva e një samiti të tillë, “i formatit Normandi”, u bë e ditur që dje në mbrëmje nga një burim diplomatik francez në përfundim të takimit midis presidentit francez dhe homologut rus, që nisi në një atmosferë të ftohtë.



Lajme të ngjashme