Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sllovaki – Merkel dhe Hollande kërkojnë një shtysë të re për BE-në

Angela Merkel dhe François Hollande kërkuan që mbledhja post-Brexit e 27 shteteve të BE-së në Bratisllavë t’i japë një shtysë Evropës, gjatë takimeve të sipërmarrësve francezë dhe gjermanë ditën e premte...

Sllovaki – Merkel dhe Hollande kërkojnë një shtysë të re për BE-në

Angela Merkel dhe François Hollande kërkuan që mbledhja post-Brexit e 27 shteteve të BE-së në Bratisllavë t’i japë një shtysë Evropës, gjatë takimeve të sipërmarrësve francezë dhe gjermanë ditën e premte.

“Takimi i 25-të vjetor i Evian-it, mes krerëve të sipërmarrjeve franceze dhe gjermane, vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Evropën”, deklaroi presidenti francez në një deklaratë të përbashkët me kancelaren gjermane.

“Me Brexit, si dhe rritjen e populizmave e kontestimeve të vetë idesë së Evropës, një shtysë e re është e nevojshme për Unionin. Franca dhe Gjermania kërkojnë të angazhohen plotësisht për të marrë përgjegjësitë e tyre”, theksoi ai.

“Në Bratisllavë, ne do të vendosim theksin mes të tjerash mbi faktin për të përpunuar një rend dite ambicioz, ambicioz në çështje ekonomike”, shtoi Merkel duke mbështetur, ashtu si Hollande, transicionin drejt informatizimit si një çështje e rëndësishme.



Lajme të ngjashme