Franca përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes për Klimën nga Kina dhe SHBA-ja

residneti francez, François Hollande, përshëndeti sot ratifikimin nga Pekini dhe Uashingtoni të marrëveshjes botërore mbi klimën...

Franca përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes për Klimën nga Kina dhe SHBA-ja

Presidneti francez, François Hollande, përshëndeti sot ratifikimin nga Pekini dhe Uashingtoni të marrëveshjes botërore mbi klimën, arritur në dhjetor në përfundim të COP21, që i hap rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Parisit mbi klimën deri në fund të vitit.

“Kina dhe SHBA-ja njoftuan sëbashku aplikimin sa më shpejtë të instrumenteve të tyre për këtë ratifikim, një etapë e rëndësishme që i hap rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Parisit deri në fund të vitit”, deklaroi kreu i shtetit francez para se të nisej për mbledhjen e G20-s në Hangzhou të Kinës.



Lajme të ngjashme