OKB - Regjimi sirian dhe DAESH përdorën armë kimike

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ka diskutuar raportin e ekspertëve të OKB-së që vërteton se regjimi i Sirisë dhe organizata terroriste DAESH kanë përdorur armë kimike.

562749
OKB - Regjimi sirian dhe DAESH përdorën armë kimike

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ka diskutuar raportin e ekspertëve të OKB-së që vërteton se regjimi i Sirisë dhe organizata terroriste DAESH kanë përdorur armë kimike.

Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura, kryetarja e ekipit që ka përgatitur raportin argjentinasja Virginia Gamba i ka shpjeguar këshillit detajet e raportit. 

Gamba, në një deklaratë për gazetarët pas takimit tha se nga 9 raste që i janë kërkuar të hetohen kanë arritur në përfundimin se 2 prej tyre janë kryer nga Forcat Ajrore të Sirisë ndërsa një rast nga DAESH-i. 

Ajo gjithashtu ka theksuar se për tre raste vazhdojnë ende hetimet dhe rezultatet do të përcaktohen në fillim të muajit shtator, ndërsa për tre raste të tjera të mbetura nuk kanë arritur të gjejnë prova dhe informacione të mjaftueshme. 

Pasi ka vënë në dukje se faktorë të ndryshëm në Siri kanë kryer sulme me substanca të ndryshme kimike Gamba tha se "Duhet të përcaktohen identitetet e autorëve të këtyre sulmeve dhe duhet të nxirren para gjyqësorit. Shpresojmë se raporti ynë do të kontribuojë për këtë". 

Anëtarët e përhershëm të Këshillit, ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës duke iu bashkuar thirrjeve të Gamba-s janë shprehur se KS-OKB duhet të kalojë në veprim para se të jetë vonë për vendosjen e sanksioneve ndaj përgjegjësve. 

Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e Francës në OKB, François Delattre në një deklaratë pas takimit tha se duhet të zgjatet edhe një vit afati i detyrës së këshillit të ekspertëve dhe se duhet të vendosen sanksione ndaj përgjegjësve të sulmeve me armë kimike. 

Duke shpjeguar se Këshilli duhet të marrë një vendim të fortë që përfshin sanksione, Delattre ka kërkuar që të gjithë anëtarët të japin mbështetje në luftën kundër armëve kimike në Siri. 

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se kanë disa pyetje në lidhje me raportin e panelit të ekspertëve. 

Pasi ka rikujtuar se në raport përcaktohet se armë kimike ka përdorur organizata terroriste DAESH, Churkin në lidhje me akuzat ndaj regjimit sirian ka pretenduar se "nuk është mundur të përcaktohet shenjë e gishtave në armë". 

Ndër të tjera duke mbrojtur se raporti bazohet në shpjegimet e dëshmitarëve, se nuk ka prova fizike dhe se në raport nuk janë përcaktuar personat përgjegjës, Churkin ka pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme që këshilli të marrë vendim për sanksione. 

Ndërsa Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar Xhaferi duke refuzuar akuzat kundër regjimit, ai ka kritikuar gjithashtu se paneli i ekspertëve ka hetuar vetëm 9 ngjarje. 

Ndër të tjera ai pretendon se paneli është i njëanshëm, Xhaferi tha se nuk janë hetuar shumë sulme të tjera "të kryera nga terroristët". (AA)



Lajme të ngjashme