Gjermani-Evakuohet aeroporti i Frankfurtit

Një pjesë e aeroportit të Frankfurtit në Gjermani u evakuua për shkak të një personi të dyshuar.

Gjermani-Evakuohet aeroporti i Frankfurtit

Një pjesë e aeroportit të Frankfurtit është evakuuar për shkak të një personi të dyshuar.

Sipas mediave gjermane, policia ka kërkuar evakuimin e terminalit 1 të aeroportit në Frankfurt.

Ndërkaq, në deklaratën në Twitter nga Policia Federale në aeroport, një person ka kaluar në pikën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrollit.

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se pjesa në fjalë e aeroportit është evakuuar në cilësi të masave parandaluese dhe se nuk ka pasur rrezik nga ndonjë bombë.

Bëhet e ditur se të gjithë pasagjerët sërish do t’i nënshtrohen kontrollit.



Lajme të ngjashme