Shpërthim në Somali, numri i të vrarëve doli në 5

Të paktën pesë persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që tronditi një hotel në Mogadishu të martën, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të Somalisë.

Agjencia somaleze e lajmeve SONNA kishte publikuar në Twitter fotot që tregojnë dëme masive në hotelin Syl i cili është nga hotelet që preferohet shumë nga vizitorët dhe që ndodhet shumë pranë pallatit Presidencial.

“Mund të konfirmoj se kishte një shpërthim të fuqishëm në afërsi të pallatit presidencial por për momentin nuk kam të dhëna për viktima”, deklaroi për AA përmes telefonit Abdirahman Yusuf Aynte, në cilësi të ministrit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Një shitës në dyqan deklaroi për Anadolu Agency se ka parë tym të madh duke u ngritur në qiell.

“Ishte e tmershme. Nuk e di se kur ne do të kemi paqe në shtet?", tha ai.

Fjalët Kyçe: shpërthim , Somali , Mogadishu , hotel

Lajme të ngjashme