OKB i bën thirrje Francës për të anuluar ndalesën e burkinit në plazhe

Zëdhënësi i Zyrës Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) Ruper Colville, në konferencën e organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli për ndalesën e burkinit në Francë.

OKB i bën thirrje Francës për të anuluar ndalesën e burkinit në plazhe

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka theksuar se ndalesa e burkinit dhe jotoleranca fetare në Francë do ta rrisë njollosjen e myslimanëve në këtë vend, duke bërë thirrje që “kjo ndalesë tejet diskriminuese të tërhiqet menjëherë”.

Zëdhënësi i Zyrës Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) Ruper Colville, në konferencën e organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli për ndalesën e burkinit në Francë.

Duke i cilësuar si “poshtëruese dhe nënçmuese” dispozitat kundër burkinit në disa kampe pushimore të Francës, Colville tha: “E pritëm me kënaqësi vendimin e Gjykatës së Lartë të Francës të premten e kaluar për tërheqjen e ndalesës së burkinit në rajonin Villeneuve-Loubet. U bëjmë thirrje edhe rajoneve të tjera ku zbatohet ndalesa e burkinit që të marrin në konsideratë vendimin e Gjykatës së Lartë të Francës se ndalesa e burkinit ka shkelur liritë themelore".

Colville potencoi se sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në veshjet me qëllime fetare mund të merren ndalesa vetëm nëse siguria, shëndeti dhe morali i shoqërisë vihet në rrezik, ndërsa shtoi se “U bëhet thirrje edhe zonave tjera në Francë të cilat zbatojnë ndalesën e burkinit për të anuluar këtë ndalesë diskriminuese gjatë periudhës së sezonit turistik”.  



Lajme të ngjashme