Merkel: Përkrahja e dhënë Turqisë është e drejtë dhe e rëndësishme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel prononcohet për kanalin televiziv shtetëror të Gjermanisë.

561149
Merkel: Përkrahja e dhënë Turqisë është e drejtë dhe e rëndësishme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se përkrahja e dhënë Turqisë pas tentativës së grusht shteti e ndërmarr nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik është e drejtë dhe e rëndësishme.

Në një reportazh të dhënë për televizionin shtetëror gjerman, Kancelarja Merkel tha se pritshmëritë e udhëheqjes së Turqisë për tu radhitur përballë grusht shteti janë të drejta, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Paramendoni që ne jemi në Kuvendin Federal të Gjermanisë dhe ai të bombardohet nga ushtria e jonë...”

Merkel tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e kontakteve të vazhdueshme me Turqinë, ndërsa shtoi se “Në qoftë se bëni fjalë për dikë në vend se të bisedoni me të, kjo në diplomaci të shpeshtën e rasteve nuk sjell rezultate të mira”.

Duke kërkuar besnikëri nga qytetarët turq që jetojnë në Gjermani, Angela Merkel tha se për këtë nuk do të detyrohet askush.

“Unë janë Kryeministre edhe e tyre. Do të ishte mirë që në vend të transferimit të konflikteve të Turqisë në Gjermani, të punoj për të mirën e këtij vendi”, ka thënë Kancelarja Merkel.

Duke prekur edhe në krizën e refugjatëve Kancelarja gjermane tha se për këtë çështje duhet të gjetet një zgjidhje e përbashkët, ndërsa kritikoi qëndrimin e disa vendeve për mospranimin e myslimanëve.



Lajme të ngjashme