Gjermani – 50% e popullit kundër një mandati të katërt të Merkelit

Gjysma e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të jetë kancelare në një mandat tjetër, sipas një sondazhi të publikuar të dielën...

560976
Gjermani – 50% e popullit kundër një mandati të katërt të Merkelit

Gjysma e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të jetë kancelare në një mandat tjetër, sipas një sondazhi të publikuar të dielën.

Sondazhi i kryer nga kompania “Emnid” për gazetën “Bild am Sonntag” tregon se 50% e gjermanëve i kundërvihen një mandati të ri të Merkelit, ndërsa 42% janë pro.

Ndërkohë që 70% e përkrahësve të partisë së Merkelit, Unioni Kristiandemokrat (CDU), duan që liderja e tyre të mbetet kancelare pas zgjedhjeve parlamentare të ardhshme në 2017-n, vetëm 22% e tyre nuk duan që ajo të vazhdojë një mandat tjetër.

Sakaq, Angela Merkel ende nuk është shprehur nëse ajo do të përpiqet të vazhojë një mandat tjetër apo jo.



Lajme të ngjashme