Bashkëpunim Francë-Iran për çështjet e mjedisit

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal, deklaroi të dielën në Teheran një seri projektesh partneriteti me Iranin...

Bashkëpunim Francë-Iran për çështjet e mjedisit

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal, deklaroi të dielën në Teheran një seri projektesh partneriteti me Iranin, vend ky që kërkon të ngrohë marrëdhëniet me Perëndimin, më shumë se një vit pas arritjes së një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

“Shumë çështje u përmendën (…) dhe meqënëse përballemi me të njëjtat probleme në Francë, është një rast i jashtëzakonshëm bashkëpunimi”, tha Royal në kuadër të takimit të saj me zëvendëspresidenten iraniane, Massoumeh Ebtekar, të ngarkuar për çështjet e mjedisit.

Ministrja franceze po zhvillon një vizitë veçanërisht të fokusuar mbi mjedisin dhe energjitë e rinovueshme.



Lajme të ngjashme